Krah për krah me gruan, Kurti pritet me daulle në Prizren

0
364

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, është duke vazhduar tubimet elektorale në vend për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

Me daulle, surla dhe flamuj kombëtar për ta pritur Kurtin dolën një numër i madh i simpatizantëve të tij në Prizren, njofton Klan Kosova.

Kurti edhe sot u shoqërua nga bashkëshorja e tij Rita Augestad Knudsen, por mungoi kandidatja për presidente nga Vetëvendosje, Vjosa Osmani.

Edhe në këtë tubim nuk mungoi adhurimi i simpatizantëve për Kurtin me fjalët “Luani”, “Ruju po rrëzohet tek ura” dhe fotografi të shumta.

Leave a Reply