Pensionistët e Prizrenit: Vota jonë është për PDK-në

0
277

Në ditën e tetë të fushatës zgjedhore, kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së Dega në Prizren: Kujtim Gashi, Alban Bislimaj dhe Kastriot Krasniqi, kanë takuar Shoqatën e Pensionistëve në Prizren.

Në emër të shoqatës, mirëseardhje u ka dëshiruar Musa Jorganxhiu, i cili ka theksuar se 25 mijë pensionistë të Prizrenit, por në përgjithësi 150 mijë sa ka Kosova, të dinjiteshëm i ka bëtë PDK-ja me në krye me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, andaj kjo është arsyeja që edhe në këto zgjedhje shpresojmë se PDK-ja do të jetë partia që do t’i përfaqësojë interesat tona, për çka edhe kemi besim të plotë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Jorganixhiu në vazhdim ka theksuar se: “ PDK –ja sa ka qenë në pushtet na ka përkrahur dhe ndihmuar, edhe në nivel qendror dhe lokal, ndërsa tash e gati katër vite kush nga subjektet tjera nuk na kanë hapur derën, madje edhe na kanë injoruar.”

Kujtim Gashi duke e shpalosur programin e PDK-së, ka theksuar se në kuadër të programit për #Rimëkëmbje është edhe ngritja e pensioneve për 40% si dhe kemi për obligim që përmes infrastrukturës së qëndrueshme ligjore ta rregullojmë çështjen e pensioneve.” Për programin e PDK-së kanë folur edhe Kastriot Krasniqi dhe Alban Bislimaj, të cilët kanë theksuar se me PDK-në në pushtet është rregulluar infrastruktura rrugore dhe tash kemi arsye që të kujdesemi edhe më shumë jo vetëm për pensionet por edhe për aspektin shëndetësor dhe për dhënien e barnave pa pagesë për pensionistë.

Në anën tjetër anëtarët e kryesisë së Shoqatës së Pensionistëve: Alajdin Haskuka, Mahmut Meri dhe znj.Elvane, kanë treguar se si gjatë kësaj fushate asnjë nga partitë politike nuk e kanë parë të udhës që t’i vizitojnë e të bashkëbisedojnë, ndërsa PDK-ja pos programit të saj që ka paraparë një pjesë të programit për pensionet, na ka vizituar si në nivel qendror dhe lokal. Ata në vazhdim janë zotuar se vota jonë është për PDK-në, sepse PDK-ja është zëri i pensionistëve, është kujdesi për ne dhe se i besojmë premtimeve të PDK-së, që premtimin e mbajnë dhe e bëjnë realitet.”

Në takim u bisedua edhe për shtëpinë e pleqve që përmes keqqeverisjes aktuale jo vetëm se nuk janë ndarë para për këtë objekt, por edhe donatorët tjerë janë larguar nga Prizreni, andaj jemi shumë të zhgënjyer, janë shprehur kryesia e pensionistëve prizrenas me këtë pushtet.

Leave a Reply