Konferenca e Presidentit Thaçi: Forca të shtuara të policisë në hyrje të Kuvendit

0
470

Gjatë konferencës së sotme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është vënë re një prezencë e shtuar e forcave policore.

Ndërsa brenda rrethojave të Kuvendit të Kosovës, aty ku prej kohësh mban konferencat kreu i shtetit, kishte prezent më shumë se zakonisht pjesëtarë të mbrojtjes së afërt.

Jashtë rrethojave, te pjesa e sheshit “Ibrahim Rugova” kishte pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

E gjithë kjo, pas një incidenti të javës së kaluar kur një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje ndërhyri gjatë konferencës së Thaçi duke iu drejtuar me fjalën “hajn”.

Kjo bëri që të ketë një reagim të truprojave të presidentit si dhe akuzë për dhunë të panevojshme ndaj aktivistit.

Leave a Reply