Komuna e Prizrenit vazhdon shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë

0
487

Komuna e Prizrenit ka vazhduar me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë, shkruan 04 Online.

Pako ushqimore janë shpërdarë në fshatin Zhur, Gjonaj, Lubizhdë dhe Medvec.

“Nëpërmjet Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale sot ka vazhduar aksioni për shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë.

Familjet janë furnizuar me pako ushqimore sipas kërkesave të dërguara nga shtabet lokale emergjente të fshatrave Zhur, Gjonaj, Lubizhdë dhe Medvec.

Deri më tani në komunën e Prizrenit janë furnizuar pako ushqimore mbi 3000 familje në nevojë gjatë kohës së pandemisë, me qëllim të lehtësimit sado pak të gjendjes ekonomike.

Ndihma ndaj familjeve në nevojë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04 Online

Leave a Reply