Kjo qeveri hyri në dialog si në mal pa sakicë

0
366

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se qeveria Hoti nuk e ka idenë se si të udhëhiqet dialogu. Ai ka thënë se qeveria nuk ka strategji për temat të cilat ngrehen në dialog. Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm, tani deputet i PDK-së, ka thënë se PDK-ja nuk i beson qeverisë rreth dialogut.

“Ne i besojmë dialogut, i besojmë Amerikës e Brukselit, por nuk i besojmë kësaj qeverie se si bën dialog. Qeveria s’ka strategji për temat të cilat ngrehen në dialog. Platforma e dialogut e qeverisë i ka vetëm 40 rreshta”, ka thënë ai në Kanal10.

“Këta që po e udhëheqin dialogun në Bruksel, pa keqkuptim, nuk e kanë vetëdijen se ku kanë hi, nuk mund ta përmbyllin procesin dhe po ndodh që Serbia po vendos tema shtesë. Kur e keni mundu ju që në 2020-n Serbia e rikthen temën e të zhvendosurve dhe të pronave? Dialogu duhet të riformatizohet. Neve na duhet unitet politik. Kjo qeveri hyri në dialog si në mal pa sakicë”, ka thënë Hoxhaj.

Leave a Reply