Kush do ta zëvendësojë Kadri Veselin në PDK, nëse i konfirmohet aktakuza nga Specialja?

0
401

Enver Hoxhaj i PDK-së, ka folur në “Prime Time” të Kanal 10, rreth mundësisë së zëvendësimit të kreut të partisë, Kadri Veselit, në rast të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

“Është normale të bëni këtë pyetje, pasi që çdo subjekt politik do të përgatiste skenarin e mundshëm. E vërteta është që ne ende nuk e kemi biseduar një çështje të tillë të zëvendësimit të Veselit, pasi që ne ende besojmë se aktakuza nuk ka bazë që të konfirmohet”, ka thënë Hoxhaj, përcjell Portali.info.

Ai ka thënë se kushdo nga partia që mund të deklarojë ndonjë emër për zëvendësimin e Kadri Veselit, do të jetë vetëm mendimi i tij personal dhe jo i PDK-së. 

Leave a Reply