Kievi po përgatitet për një sulm nuklear rus, po shpërndahen tableta të jodurit të kaliumit

0
396

Kryeqendra e Ukrainës, Kievi, është duke shpërndarë tableta të jodurit të kaliumit në qendrat e evakuimit, ndërsa po përgatitet për një sulm të mundshëm nuklear rus, raporton “Daily Mail”.

Joduri i kaliumit mund të ndihmojë në bllokimin e përthithjes së rrezatimit të dëmshëm nga gjëndrat tiroide, nëse merret pak para ose menjëherë pas ekspozimit ndaj rrezatimit bërthamor.

Tabletat do t’u shpërndahen banorëve në zonat e kontaminuara nga rrezatimi bërthamor nëse ka nevojë për evakuim, thuhet në një deklaratë të këshillit të qytetit të Kievit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë një kërcënim të radhës me armë nukleare pak ditë më parë.

Putini ka thënë se do të përdorë çdo mjet për të fituar luftën.

Lajmi për përgatitjet e Kievit vinë pas raportimit të gazetës “Times” të hënën se NATO ka paralajmëruar anëtaret se Putini është i gatshëm të demonstrojë vullnetin për të përdorur armët nukleare, duke bërë një testim nuklear në kufirin e Ukrainës./Koha

Leave a Reply