KF “Liria” për Vedat Muriqin: Jemi krenar që kemi rritur një yll të tillë

0
359

Klubi i futbollit nga Prizreni “Liria” ka thurë lavde pas paraqitjes së mbrëmshme të sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi në përballje me Zvicrën.

Muriqi mbrëmë arriti t’i shënoj dy gola shumë të rëndësishëm, duke e mbajtur gjallë shpresën për një kualifikim të mundshëm të Kosovës.

E si rrjedhojë, klubi në të cilin Muriqi ka nisur hapat e parë në futboll është shprehur se ndihet krenar që ka rritur një yll të tillë, shkruan 04 Online.

“Muriqi dhe nata magjike
Vedat Muriqi, shpeshëherë ka sjell emocione të mëdha tek Kosova.
Ai, mbrëmë ishte në elementin e vet, ç’farë di të jetë, kur e do më së shumti momenti për Kombëtaren.
Dy ndeshjet e fundit, Kosova po përjetonte rënie në formë e rezultate.
Ishte momenti që të ndodhte kthesa.
Dhe ndodhi.
Pikërishtë, ndaj helvetikëve.
Të shtunën mbrëma, prizrenasi si një dragua, që rrënon çdo gjë që i del para, udhëhoqi Kosovën, duke na bërë krenar.
Me dy golësh, ktheu besimin tek skuadra.
E udhëhoqi ate me shumë profesionalizëm e dashuri.
Ngrohu zemrat të pranishmëve në stadium, para ekraneve në Kosovë e diasporë, duke sjell emocione.
Vedati, mbrëmë ishte magjik.
Siq ishte i madhë gjithmonë, mbeti modest, duke adresuar fitoren tek shokët dhe publiku.
Me te dhe futbollistët tjerë, Kosova meriton më shumë.
KF Liria, është krenare që ka rrit një yll të tillë dhe uron për suksese në vazhdim.

forcaKosovë🇽🇰

sukseseVedat”, thuhet në reagimin e KF “Liria”./04 Online

Leave a Reply