Pak minuta para nisjes së seancës për shqiptimin e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Joz Marku ka bërë një reagim në rrjetet sociale.
Ish-banori i Big Brother VIP Albania ka shpërndarë një imazh me katër ish-krerët e UÇK-së, shoqëruar me mbishkrimin “Liri çlirimtarëve!”, ndërsa në sfond ka zgjedhur këngën “Çlirimtari” të Ilir Shaqirit.
Por një detaj në postimin e tij ka marrë vëmendjen. Nga katër figurat në fotografi, Marku ka vendosur emojin e kurorës së mbretit pikërisht mbi Kadri Veselin. Nuk dihet nëse kjo zgjedhje është bërë qëllimisht për ta veçuar Veselin apo ka qenë thjesht rastësi.
Dhomat e Specializuara kanë caktuar për sot, 16 shtator, në orën 10:00, shqiptimin e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Seanca është publike, ndërsa transmetimi online bëhet me 10 minuta vonesë.
/Prive By Liberta Spahiu.
















































