“Jam gati t’i jap 5 mijë euro për armatim në Kosovë”, flet mërgimtari nga Gjermania

0
283

Një mërgimtar nga Drenasi ka ofruar 5 mijë euro për ta forcuar ushtrinë e vendit. Bëhet fjalë për Endrit Bujupin, i cili jeton në Gjermani qe gjashtë vite. Bujupi ka thënë se përveç tij ka edhe mërgimtarë të tjerë që kanë shprehur dëshirë të kontribojnë.

“Unë jam Endrit Bujupi, vi nga fshati Arllat, Komuna e Drenasit. Jetoj në Gjermani qe gjashtë vite. As nuk jam pasur, por kam shpreh dëshirën që vendit tim t’i ndihmoj me 5 mijë euro për ta forcuar ushtrinë e Republikës së Kosovës. Unë kam biseduar me shumë bashkëatdhetarë, të cilët janë të njëjtit mendim, kështu që të gjithë mërgimtarët dëshirojmë që ta ndihmojmë ushtrinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, që t’iu ofrojë një garancion se paratë e tyre nuk do të keqpërdoren, por se do të destinohen në vendin e duhur.“Mirëpo, ne nuk dojmë që të jemi jo transparent me paratë tona, siç ka ndodhur më parë.

Ne dojmë që kryeministri i Kosovës një garancion që paratë tona të destinohen në vendin e duhur, pra për ushtrinë e Kosovës dhe që çdo mërgimtari që kontribuon, të ketë një dëshmi se sa para janë dërguar që të jemi më transparent. E lus kryeministrin e Kosovës, z.Albin Kurti, që ta merr mendimin tonë parasysh”, ka thënë Bujupi në T7.

Leave a Reply