“Ija si CR7”, Bes Kallaku zgjedh FOTON më të veçantë për të uruar gjyshen e tij për ditëlindje

0
500

Aktori i humorit, Bes Kallaku e ka treguar shpesh marrëdhënien e tij të veçantë me gjyshen.

Tashmë ajo njihet nga të gjithë si ‘Ija e Besit”, dhe është bërë një personazh i dashur në rrjete sociale.

Me një foto ku gjyshja e aktorit shfaqet duke mbjellë perimet e stinës në kopshtin e saj, Bes Kallaku ka treguar se sa në formë të mirë është Ija, pavarësisht viteve të saj.

Postimi i Bes Kallakut.

“Ija si CR7! Urime ditëlindjen o Ija e shpirtit”,– shkruan Bes Kallaku bashkëngjitur fotos.
Ndërkohë duket se aktori ka ‘thyer’ rregullat e karantinës, për t’ju gjendur pranë gjyshes së tij me një urim, në këtë ditë të veçantë për të.

Leave a Reply