Reperi Fero dhe modelja bukuroshe Arbenita Ismajli janë vënë shpesh në qendër të diskutimeve, për lidhjet dhe ribashkimet e tyre.
Por, duket se përsëri ka pasur debat në çift, që ka sjellë që dy të rinjt të mos e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Arbenita ka qenë më aktive në rrjete sociale këto ditë, duke postuar foto sensuale, ndërsa Fero më i tërhequr. Nuk dihen arsyet e vërteta të këtij vendimi, por me siguri do të ketë një tjetër reagim të çiftit.

Ndërkohë, pak ditë më parë, në një bisedë të sinqertë me ndjekësit, modelja Arbenita Ismajli rrëfeu se lidhja e tyre ishte bërë më serioze dhe madje reperi e kishte dërguar në shtëpinë e prindërve të dashurën e tij.

“Më pëlqen që ai bëri atë që tha. Si një burrë tamam, ai erdhi dhe foli me familjen time. Më çoi në shtëpinë e tij. Nuk e mbajti lidhjen sekret. Më pëlqen që po rritemi bashkë më të zgjuar më të lumtur më të shëndetshëm. Mund të jetë një djalë i keq për ju, por për mua është shumë i ëmbël,”-u shpreh Arbenita në bisedën e saj me fansat.