Hill: Një nga çështjet më të rëndësishme është nevoja për themelimin sa më të shpejtë të Asociacionit

0
149

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christoher Hill ka thënë se marrëveshja e Ohrit është padyshim e mirë për Serbinë dhe se po shkohet drejt arritjes së një momenti kyç për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Hill ka përsëritur edhe një herë thirrjen e tij që Kosova të krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se është një nga cëshjtet më të rëndësishme që themelimi të bëhet sa më shpejtë.

“Një moment kyç është duke u arritur në procesin e dialogut në Bruksel për Marrëveshjen e ardhshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Marrëveshja është padyshim e mirë për Serbinë. Një nga çështjet më të rëndësishme është nevoja për themelimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë Hill.

Leave a Reply