Haskuka: Pas 23 vitesh, heroi i kombit Selajdin Berisha do ta ketë shtatoren e merituar, kurse Prizreni “Sheshin e UÇK-së”!

0
555

Për nder të përvjetorit të Epopesë së Vërrinit, sot është inauguruar shtatorja e Heroit të Kombit, Selajdin Berisha.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se pas 23 vitesh heroi i kombit Selajdin Berisha do ta ketë shtatoren e merituar, kurse Prizreni “Sheshin e UÇK-së”.

“𝙋𝙖𝙨 𝟐𝟑 𝙫𝙞𝙩𝙚𝙨𝙝, 𝙝𝙚𝙧𝙤𝙞 𝙞 𝙠𝙤𝙢𝙗𝙞𝙩 𝙎𝙚𝙡𝙖𝙟𝙙𝙞𝙣 𝘽𝙚𝙧𝙞𝙨𝙝𝙖 𝙙𝙤 𝙩𝙖 𝙠𝙚𝙩𝙚̈ 𝙨𝙝𝙩𝙖𝙩𝙤𝙧𝙚𝙣 𝙚 𝙢𝙚𝙧𝙞𝙩𝙪𝙖𝙧, 𝙠𝙪𝙧𝙨𝙚 𝙋𝙧𝙞𝙯𝙧𝙚𝙣𝙞 “𝙎𝙝𝙚𝙨𝙝𝙞𝙣 𝙚 𝙐𝘾̧𝙆-𝙨𝙚̈”!
Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të përvjetorit të Epopesë së Vërrinit, që është një nga ngjarjet më të dhimbshme, por edhe më të lavdishme të luftës çlirimtare në zonën e Prizrenit, inauguruam shtatoren e heroit të kombit Selajdin Berisha.
Komandant Berisha kishte një personalitet me virtyte të larta njerëzore e patriotike dhe ishte një sportist i dalluar, i cili është shembull se si duhet të punohet, veprohet dhe të flijohet për atdheun.
Në kuadër të këtij projekti të realizuar nga Drejtoria e Administratës, kemi rregulluar edhe hapësirën ku është vendosur shtatorja, duke e quajtur si “Sheshi i UÇK-së”, ku do të përkujtohet sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila na ka mundësuar që sot ta gëzojmë lirinë dhe shtetin tonë të pavarur!
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!
Lavdi heroit të kombit Selajdin Berisha!”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply