Quni kritikon pushtetin lokal dhe atë qendror për lënie pas dore të gërmimeve arkeologjike në “Sheshin e Lidhjes”

0
341

Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e LDK-së, Anton Quni, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen në të cilën janë lënë gërmimet arkeologjike në “Sheshin e Lidhjes”.

Quni ka thënë se për këtë lokacion dhe lokacione tjera, ai dhe ekipi i tij kanë idenë, planin dhe ekspertët më të mirë që do të përkujdeseshin për ti zgjidhur çështjet si kjo e të tjera infrastrukturore të hapësirave publike.

“Të dashur qytetar të Prizrenit,

  • Vitet po kalojnë e kjo gropë që është hapur për gërmime arkeologjike, në mes të qytetit, po vazhdon me qenë e hapur duke rrezikuar jetën e kalimtarëve e sidomos të fëmijëve.
  • Arsyetimin se kjo bie në domenin e pushtetit qendror, që zyrtarët komunal e kanë dhënë, sa herë asambleistët tanë e kanë ngritur si shqetësim, nuk qëndron, sepse një qeveri e përgjegjëshme lokale do të kishte gjetur mundësi alternative për ti bërë një mbyllje të përkohëshme, me material që mundëson hapjen e lehtë sa herë do të duhej vazhduar punimet.
  • Një pamje e tillë ka shëmtuar zonën më të frekuentuar të qytetit duke dëmtuar në masë të madhe edhe turizmin.
    Të dashur qytetar,
    Unë dhe ekipi im e kemi; idenë, planin dhe ekspertët më të mirë që do të përkujdesëshin për ti zgjidhur çështjet si kjo e të tjera infrastrukturore të hapësirave publike.
    Antoni”, ka thënë Quni./04 Online

Leave a Reply