Haskuka nesër pret në Prizren Kurtin dhe Nagavcin, përurohet çerdhja e parë publike

0
446

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë nesër komunën e Prizrenit, me ç’rast së bashku me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka do të bëjnë përurimin e çerdhes së parë publike në Prizren.

Aktiviteti do të nis nga ora 11:00, në lagjen “11 Marsi” për të vazhduar në ora 12:00 për vizitë në Parkun e Biznesit në Prizren teksa përfundon me vizitë në fshatin Kabash në ora 12:30.

“Për shkak të distancës nga qyteti, për dy aktivitetet e fundit do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet nga çerdhja në lagjen “11 Marsi”, pas përfundimit të ceremonisë së përurimit” thuhet në kumtesën e komunës së Prizrenit.

Leave a Reply