Haskuka e Vezgishi inspektojnë punimet për ndërtimin e çerdhes publike në lagjen “Ortakoll”

0
500

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e arsimit, Xhemile Vezgishi kanë inspektuar punimet për ndërtimin e çerdhes publike në lagjen “Ortakoll”.

Haskuka ka thënë se punimet pritet të përfundojnë në fund të këtij viti, ndërsa çerdhja përveç gjashtë klasave mësimore do të disponoj edhe kuzhinën, trapezarinë, administratën dhe nyjet sanitare.

“Bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, sot pamë nga afër punimet që po vazhdojnë intensivisht për ndërtimin e çerdhes publike në lagjen Ortakoll.
Përveç 6 klasave mësimore, kuzhinës, trapezarive, administratës dhe nyjeve sanitare, kjo çerdhe 1.533 metër katrorësh, brenda saj do të posedojë edhe hapësira moderne për ofrimin e shërbimeve pedagogjike.
Kjo çerdhe publike, e cila sipas bisedimeve me operatorin ekonomik pritet të përfundojë në një afat rekord deri në fund të vitit, do t’i plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për edukimin cilësor të fëmijëve tanë”, ka thënë Haskuka./04 Online

May be an image of text that says 'Si do të duket'
No photo description available.
May be an image of një ose më shumë njerëz dhe people standing
No photo description available.
No photo description available.

Leave a Reply