Haradinaj në Amerike mërr pjesë në një dasëm shqiptare

0
473

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po qëndron për një vizitë zyrtare në Amerikë. Në kuadër të kësaj vizite, ish kryeministri ka njoftuar se ka marrë pjesë në një aheng familjar.

Haradinaj ka shkruar në Facebook, se ishte kënaqësi për të të përjetoj një atmosferë tradicionale shqiptare në Amerikë dhe familje patriotike që lidhen ngushtë mes vete.

Postimi i Haradinajt:

Së bashku me Anitën në gëzimin e familjes atdhetare Gecaj.

Vite me radhë, Rrustemi kontribuoi për Atdheun në mënyra të ndryshme, e pas çlirimit u bë një ndër investitorët më të mëdhenj në vend, ku njëkohësisht ka hapur dhe shumë vende pune.

Mbrëmë na bashkuan i biri i tij Arbeni dhe Arbiana nga familja e Heroit Ilir Merturi.

Kënaqësi të përjetoj një atmosferë tradicionale shqiptare në Amerikë dhe familje patriotike që lidhen ngushtë mes vete.

Arbeni e Arbiana u trashëgofshin.

Leave a Reply