Kur të vdes…

0
888

Kur të vdes do t’ia them të gjitha Zotit;
Do t’i them se botën që krijoi
e komandojnë njerëzit e ligë,

Kur të vdes do t’ia them të gjitha Zotit;
Do t’i them se sa të pashpirt janë njerëzit
duke mos bërë asgjë teksa na shohin duke vuajtur,

Kur të vdes do t’ia them të gjitha Zotit;
do t’i tregoj për dashurinë që më morën,
që më lënduan, tradhtuan dhe thikë pas shpine më ngulitën,

Kur të vdes do t’ia them të gjitha Zotit;
do t’i tregoj për ata që m ‘hynë n ‘jetë për ta shkatërruar atë,

Kur të vdes do t’ia them të gjitha Zotit;
do t’i tregoj se kohën tonë ia dhe dikujt tjetër,

Kur të vdes do t’ia them të gjitha Zotit;
do t’i tregoj për lumturinë që ma ndaluan që ma mohuan e ma morën,

Kur të vdes do t’ia them të gjitha Zotit;
do t’i them që shkaku juaj kam qëndruar netë të gjata zgjuar, do t’i tregoj edhe për gjithë ato lot që kam derdhë,

Kur të vdes do t’ia them të gjitha Zotit;
do t’i them që kam qëndruar e vetmuar në dhomë, e kam ndjerë shumë ftohtë,

Kur të vdes do t’ia them të gjitha Zotit;
për gjithçka që kisha e ju ma morët,

Kur të vdes do t’ia them të gjitha Zotit;
do t’i tregoj për të dridhurat nga kaplimi ankthit, kur e keqja më kaploj të gjithën,

Kur të vdes do t’ia them të gjitha Zotit;
do t’i them se dua një botë me njerëz që kanë ndjenja prej vërteti, se kam lindur në një botë të gabuar,

Kur të vdes do t’ia them të gjitha Zotit;
thonë se ai është mik i njerëzve me zemër t ‘pastër, e mbrojtës i tyre,
jo si këta njerëzit e veshur si të dashur a në realitet vrasin ëndrra e prishin lumturi,

Kur të vdes do t’ia them të gjitha Zotit;
për fëmijërinë që më vodhët,
për jetën që doja dhe nuk e jetova dot,
tani po ju lë…
po shkoj t’ia them të gjitha Zotit!…..

* “Kur të vdes”… dedikuar të gjitha femrave viktima të dhunës psikologjike dhe jo vetëm.

Shkruan: Miranda KABASHI

Leave a Reply