Granit Xhaka: Një ditë do të kthehem në Basel të luaj së bashku më vëllain tim

0
306

Futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka (29-vjeçari) se ka mohuar kthimin në FC Basel.

Gjatë një interviste për BLICK, mesfushori i Kombëtares së Zvicrës shprehu dëshirën që një ditë të rikthehet në Basel dhe të luaj me vëllain e tij, Taulant Xhakën, shkruan IndeksOnline

Por, lojtari i Arsenalit tha se ende është i ri për ta bërë një kthim të tillë.

“Është e mahnitshme se si ikën koha. Unë tani jam 29-vjeç. Por, unë ende ndihem i ri dhe dua që të vazhdoj të luaj në nivele të larta. Është një ëndërr për mua dhe Taulantin që të luajmë sërish bashkë te FC Basel”, ka thënë Graniti

Xhaka i cili është duke u përgatitur me Zvicrën për EURO20, tha po ashtu se në rast të kthimit në Basel, shiritin e kapitenit do ia linte Taulantit.

“Taulanti është një legjendë e klubit në Basel. Ai meriton shiritin e kapitenit”, vazhdoi futbollisti i Arsenalit.

Kujtojmë që së fundmi interesim të jashtëzakonshëm për Granitin ka shprehur skuadra e AS Romës. Madje në media italiane raportohet se marrëveshja mes dy palëve është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi, që mund të ndodhë pas EURO20.

Leave a Reply