Gjykata në Prizren sot jep fjalën përfundimtare për serbin që akuzohet për krime lufte në Krushë

0
432

Gjykata Themelore në Prizren sot do të jep fjalën përfundimtare ndaj Darko Tasiq, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Procesi i gjyqësor ndaj tij ka filluar para dy vjetëve.

Ai akuzohet se ka kryer krime ndaj popullatës civile në Krushë.

Tasiq në fillim të procesit ishte deklaruar i pafajshëm.

Ai është mbrojtur në heshtje.

I akuzuari kishte jetuar deri në vitin 1999 në fshatin Krushë së bashku me familjen e tij.

Sot banorët e Krushës së Madhe kanë organizuar duke kërkuar drejtësi ndaj krimeve që janë bërë në këtë fshat.

Prokurorja e rastit Drita Hajdari, ka folur lidhur me provat e siguruar për rastin në fjalë.

Hajdari tha se gjithçka ka qenë e planifikuar për krimet e bëra në Krushën e Madhe dhe të Vogël.

Ajo tregon se dëshmitarët rrëfyen se si forcat serbe i vranë burrat dhe i asgjësuan kufomat e të vrarëve, duke i hedhur në lumin Drin.

Prokurorja deklaroi se në disa raste ka marrë pjesë edhe i akuzuari Darko Tasiq, si pjesëtar rezervë i policisë./KlanKosova.tv

Leave a Reply