“Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e Florit”, Soni lë të hapur mundësinë e rikthimit

0
39

Surpriza madhështore me dronë në “Ferma VIP”, e organizuar nga kantautori Flor Mumajesi për Sonin, ka qenë një nga momentet më të komentuara të spektaklit, duke rikthyer vëmendjen e publikut te raporti mes dy artistëve.

Prej vitesh i tërhequr nga skena muzikore, rikthimi i tij përmes një spektakli me rreth 300 dronë që ndriçuan qiellin ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa fansat vazhdojnë të presin një rikthim të mundshëm të artistit.

E pyetur për këtë surprizë, Soni ka folur hapur për lidhjen dhe raportin me Florin.

“Unë gjithmonë e kam pasur të nevojshme mbështetjen e Florit, ka qenë gjithonë shumë e rëndësishme për mua. Si ai dhe unë jemi persona shumë diskret dhe jei privat e të heshtur të dy. Prisja një gjë të vogël, por jo atë aq të madhe. Për mua ka qenë një lumturi shumë e madhe. Flori është person që nuk flet shumë, të dy nuk jemi njerëz të fjalëve, por të veprave”, tha Soni.

Këngëtarja ka treguar edhe përjetimet e momentit kur pa spektaklin e dronëve që ndriçuan qiellin me fytyrën dhe dedikime për të.

“Mbrëmë dola dhe po shikoja që ishte qielli pa ujë dhe po mendoja se do prishej koha. Në një moment filloj muzika dhe u mbush qielli si me yje. Më solli yjet në qiell. Fytyra ime ishte si ajo hëna që i ndriçon atij atë qiellin me re. Ne gjithmonë e kemi mbështetur njëri-tjetrin.

Emocioni ishte shumë i madh dhe unë u bllokova. Ngela e habitur dhe nuk po arrija dot të shprehja asnjë gjë”.

E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani nëse mund të ketë një rikthim mes tyre, Soni nuk e mohoi, por tha:

“Në një marrëdhënie hapat e rëndësishëm duhet ti marrë mashkulli. Ai gjërat nga ana ime i di”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here