“Gjest i madh, Onana tregoi personalitet”, Ten Hag e merr në mbrojtje

0
185

Manchester United po vuan, ashtu si Andre Onana. Portieri kamerunas gaboi sërish. Duke i falur golin e parë Bayern Munchen në humbjen 4-3 të “Djajve të Kuq” në sfidën e parë të grupeve në Champions League.

E nisëm shumë mirë ndeshjen, por pas gabimit tim e humbëm kontrollin. Më vjen keq, pasi zhgënjeva skuadrën. Që vuajti pas gafës që bëra. Unë jam shkaktari i humbjes kundër Bayernit“, deklaroi Onana, duke marrë përsipër përgjegjësitë.

Fjalë që i kanë pëlqyer trajnerin Erik ten Hag. Trajneri holandez ka marrë në mbrojtje “gardianin” afrikan në këtë moment tepër të vështirë për të:

“Andre bëri një gjest të madh duke marrë të gjitha fajet. Respekte, ai tregoi personalitet. Por është gjithashtu e vërtetë që humbja nuk ishte vetëm faji i tij, por i gjithë ekipit“.

United rikthehet sot në fushë. Kundër Burnely në transfertë (21:00), përballje që do të transmetohet live në SuperSport 3.

Skuadra historike angleze, e ka filluar shumë keq kampionatin, teksa pas pesë javëve të para numëron vetëm gjashtë pikë. Duke u renditur përkohësisht në vendin e 13-të.

Leave a Reply