Gerta Gixhari ka bërë një thirrje publike për bashkim dhe unitet mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Përmes një postimi, Gixhari ka theksuar rëndësinë e afrimit mes dy vendeve, duke e shoqëruar mesazhin me thirrjen për heqjen e kufirit që, sipas saj, i ndan shqiptarët, shkruan Indeksonline.
“Bashkim. Unitet. Vëllazërim”, shkruan Gixhari në nisje të postimit, ndërsa më tej shprehet se shqiptarët duhet të tregojnë identitetin dhe lidhjen e tyre historike.
“Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi bashkë dhe të tregojmë se jemi skënderbegas, se jemi bijtë e Gjergj Kastriotit”, thuhet në postimin e saj.
Gixhari e përmbyll mesazhin me sloganin: “Dy shtete, një komb, një gjak. Kosovë e Shqipëri, le të bëhemi një.”
Postimi i saj vjen si një mesazh i drejtpërdrejtë për forcimin e lidhjeve dhe unitetit mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.















































