FSK do të bëhet me katër dronë ushtarak: Do të kushtojnë miliona euro

0
294

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës të saj.

Aty sot është votuar buxheti i rishikuar për vitin 2021.

E ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kërkoi përkrahje shtesë nga qeveria për ministrinë që ai udhëheq, për shkak të planifikimit të blerjes së katër dronëve për Ushtrinë e Kosovës.

“Ministria e Mbrojtjes ka bërë kërkesë për blerjen e dronit. Kosto e ofertës për katër dronë, është në vlerë prej 4.6 milionë dollarë, apo 11.9 milionë euro”, tha ai.

Dronët pritet të blehen nga SHBA-të.

Leave a Reply