FIFA e ka publikuar listën me 12 golat më spektakolarë të Kupës së Botës 2026, të cilët do të garojnë për çmimin “Goli i Turneut”.
Kampionati i zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë prodhoi plot 308 gola, me një mesatare prej pothuajse tre golash për ndeshje, duke dhuruar shumë momente magjike, shkruan “Goal”, përcjell “Gazeta Express”.
Në mesin e kandidatëve për golin më të bukur janë përfshirë edhe dy përfaqësues nga Afrika e Veriut, Maroku dhe Algjeria, të cilët lanë gjurmë në këtë Botëror.
Lista e plotë e 12 golave të përzgjedhur nga FIFA:
Kerim Alajbegovic – Bosnje dhe Hercegovina ndaj Katarit
Julián Álvarez – Argjentina ndaj Zvicrës
Sidny Lopes Cabral – Kepi i Gjelbër ndaj Argjentinës
Erling Haaland – Norvegjia ndaj Brazilit
Wilson Isidor – Haiti ndaj Marokut
Elijah Just – Zelanda e Re ndaj Iranit
Daizen Maeda – Japonia ndaj Suedisë
Kylian Mbappé – Franca ndaj Senegalit
Lionel Messi – Argjentina ndaj Algjerisë
Eldor Shomurodov – Uzbekistani ndaj Kongos Demokratike
Jude Bellingham – Anglia ndaj Francës
Ferran Torres – Spanja ndaj Argjentinës
Tifozët tashmë e kanë mundësinë të votojnë për golin që e meriton të shpallet më i bukuri i Botërorit 2026.
Fituesi do ta marrë çmimin prestigjioz “Hyundai Goal of the Tournament” pas përfundimit të procesit të votimit.















































