Kosi, një “produkt” kozmetik mrekullibërës. Si ta përdorni?

0
343

Kosi mund të bëjë mrekulli për lëkurën dhe flokët.

Ka një efekt detoksifikues, zbutës, tonik dhe balancues në çdo lloj lëkure. Kosi përmban acid laktik, vitaminë A e cila ka veti rigjeneruese dhe rinovuese, por edhe lipide që forcojnë barrierën e lëkurës. Në të njëjtën kohë, probiotikët e tij të vlefshëm me veprimin e tyre antibakterial dhe antifungal luftojnë aknet.

Kundër plakjes

Bëni një maskë me kos, mjaltë dhe ujë trëndafili. Aplikoni përzierjen në fytyrë për gjysmë ore rreth 3 herë në javë.

Për shkëlqim

Një maskë e thjeshtë me kos do ta bëjë lëkurën të butë dhe rrezatuese. Në fillim pastroni lëkurën dhe më pas aplikoni kosin. Lëreni për 20-30 minuta dhe më pas shpërlajeni.

Për lehtësimin e djegieve

Dihet që kosi qetëson lëkurën e djegur nga dielli. Zinku që përmban zvogëlon sikletin që ndiejmë. Mund t’i shtoni disa pika vaj esencial kamomili dhe lëreni për 15 minuta.

Për të luftuar aknet

Kosi është një përbërës i mrekullueshëm antimikrobik që pastron poret. Aplikoni pak kos në zonat që kanë prirje për akne dhe shpëlajeni 30 minuta më vonë. 

Leave a Reply