Fatma rrëfen eksperiencën si nënë e re: Erdhi një pikë ku nuk mbaja më

0
390

Moderatorja simpatike Fatma Methasani u bë nënë për herë të parë në Janar të këtij viti. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit Alfio i vendosi emrin e veçantë Noah. 

Fatma ishte sot e ftuar në emisionin “Jo vetëm modë” nga Orinda Huta, ku ka treguar eksperiencën e saj si nënë e re. Ajo rrëfeu se ditët e para kanë qenë shumë të vështira dhe netët pa gjumë. 

“Ka qenë pak nga të gjitha, ka patur momente kur kam thënë çfarë i bëra vetes. Por se kisha më shumë pasiguri jo se…Por që ka qenë shumë bukur, kur vjen ajo data 28 që Noah feston një muaj, dy muaj, tre muaj, ne jemi të gjithë në festë. Çdo gjë që bën Noah që janë krejt normale, mua më duket sikur çfarë bëri.

Në fillim ka patur momente pa gjumë, shumë pa gjumë. Domethënë edhe kur e zinte gjumi unë rrija duke e parë që po fle dhe kur nuk flinte, sigurisht që isha zgjuar dhe kështu që pothuajse nuk filja fare, derisa erdhi një pikë ku nuk mbaja më”, u shpreh Fatma.

Leave a Reply