Për fasulet në përgjithësi e dimë se janë ushqime shumë të shëndetshme, por një lloj i veçantë është fasulja e kuqe.
Fasulet e kuqe qëndrojnë në majat e listës së ushqimeve më të pasura në antioksidues.
Të pasura në proteina, fibra bimore, magnez, kalium, folate dhe shumë përbërës të tjerë, fasulet e kuqe përbëjnë një nga ushqimet më të kompletuara mbi tokë.
Ato dallohen për veti të shumta që kontribuojnë në shëndet, mes tyre edhe mbrojtjen e zemrës, ku konsumi i lartë i fasuleve mund të ulë rrezikun kardiak deri në 80%, përcjell “Zeri.info”.
Fasulja e kuqe ka forcë të jashtëzakonshme antioksiduese, duke neutralizuar kështu fuqishëm gjithë substancat kanceroze që shkaktohen nga stresi oksidues, intoksikimi dhe plakja.
Po ashtu, fasulet e kuqe stabilizojnë sheqerin në gjak, pasi shkaku i fibrave, magnezit dhe kaliumit, fasulet e kuqe ndihmojnë që metabolizmi të kalojë gradualisht në gjak.
Në këtë mënyrë kontrollohen dhe nepsi dhe uria e tepruar.
Po ashtu, janë burim i shkëlqyer proteinash të cilat vijnë në formën më të lehtë, pa yndyrë dhe kolesterol.
Kombinimi i tyre me misra ose oriz ofron proteinë të kompletuar, e cila mund të zëvendësojë proteinat shtazore.
Prandaj kohë pas kohe përfshijeni në ushqimin tuaj edhe fasulen e kuqe.















































