Erxhan Osmani para procesit të draftimit në NBA

0
644

Basketbollisti shqiptar që ka marrë nënshtetësi turke, Erxhan Osmani, është si opcion për tu paraqitur në draft të NBA-së për vitin 2020.

Njoftimin e ka bërë të ditur Eurobasket por edhe Eurohoops, duke shtuar se Osmani 21 vjeç ka pasur stinor tepër të mirë me ekipin e Bandirmas në Turqi ku ka regjistruar mesatare prej 20.7 pikëve dhe 11.4 kërcimeve për ndeshje.

Për Osmanin fjalë të mira ka pasur edhe basketbollisti i njohur turk Ender Arslan, që ka thënë se Osmani është ndër lojtarët më të mirë në ligën turke prej kohësh.

Të njëjtin njoftim e ka kofirmuar edhe ekipi i tij Bandirma, që ka thënë se Osmani do të merr pjesë në draftin e NBA-së për vitin 2020, data e së cilës nuk është përcaktuar ende për shkak të pandemisë coronavirus.

Osmani është i lindur në Bajram Curr, ai është i gjatë 206 centimetra dhe luan në pozitën e alo-qendrës./Top Sporti

Leave a Reply