Një muaj pa takuar djalin, kryeinfermierja e Infektivit jep mesazhin rrëqethës për të birin

0
522

Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Ana Luca i ka dedikuar një status prekës të birit, të cilin nuk e takon prej një muaji, nga frika se mos i transmeton Covid-19, familjes së saj.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Luca ka publikuar foton e të birit, që e sheh vetë mnga ballkoni dhe i shkruan të durojë. “Duro jeta ime, do fitojmë për ty e gjithë Shqiptarët”, shkruan Ana krah fotos.

Shqipëria është tashmë prej një muaji nën kthetrat e Covid-19. Deri më tani në vend janë shënuar 548 persona të prekur, ndërsa 26 persona kanë humbur jetën.

Harta e 9 rasteve të reja është zgjeruar në Kurbin me 5 raste, Kukës me 2, e Tiranë e Fier me nga një rast. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë fituar 302 persona./Shqip/

Leave a Reply