“Fake news”, strategji perfekte e komunikimit me publikun e paedukuar!

0
517

Defekti i disa medieve monopoliste shqiptare, qëndron në rënien e tyre në grackën e politikës (lokale) dhe mashtrimeve ugërzeza (ndërkombëtare) e të qëllimshme, që i “fabrikojnë” për interesa të tyre meskine! Disa medie sociale, që s’e ndjekin besueshmërinë e publikut, po klikimet politika i ka bë aq shumë të varura (ekonomikisht) sa që ua ka “perfeksionua” edhe raportet (konformiste!) me publikun, dhe procesin e ndërtimit të kapaciteteve demokratike të vendit!

Kjo varësi, ndërlidhet dosido me lakminë për të ushtruar kontroll publik dhe për të testuar, fuqizuar dhe rikultivuar ndikimin e vetë, përmes “fake news”, në shoqëri! Në këtë sferë sponsorët e pavarësisë së Kosovës, s’bashku me “argatët” e tyre lokal, është dashur më shumë të investojnë, në profesionalizmin dhe pavarësinë materiale të medieve, se sa në joshjen me varësinë dhe servilitetin ndaj pushteteve!

Ngase, sponsorët…me këtë trashëgimi e përvojë të stilit “fake news”, e kanë vonuar shumë si shtendërtimin, ashtu edhe disa procese jetike demokratike të vendit! Kushedi, ndoshta edhe qëllimshëm e kanë bë këtë…, për hesape të veta 🤨!

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply