E akuzuan për silikon, Enca Haxhia u kthen përgjigje komentuesve për fotot me gjoksin jashtë: Gene të mira dhe e bekuar nga Zoti (FOTO)

0
489

Këngëtarja e Enca Haxhia është një ndër personazhet e njohur që njihet për ekspozimin e trupit dhe veshjet ekstravagante duke nxjerr në pah edhe hiret e saj.

Por në të gjitha këto raste ajo është përballur me shumë komente kritike, madje duke e akuzuar se në trupin e saj ka përdorur silikon.

E teksa ditën  e djeshme Enca publikoi disa foto dhe video ku nxirrte shumë në pah gjoksin e saj duket se ka marrë  shumë komente  duke e shtyrë atë të reagojë  përmes një tjetër postimi në Instastory.

“Sa herë që dikush përmend ‘silikon, rri si të ka bërë Zoti’ në profilin tim… Zoti derdh një lot për ju. Thjesht gene të mira dhe e bekuar nga Zoti.”- ka shkruar Enca.

Postimi i Encës në Instastory

Ka qenë kjo një përgjigje nga ana e saj për të se s’ka bërë asnjë ndërhyrje në trupin apo fytyrën e saj. Megjithatë statusi i saj ka qenë një përgjigje për t’iu mbyllur gojën të gjithë komentuesve.

Kujtojmë se Enca në fotot dhe videot ku është shfaqur super seksi me me një fustan të zi, mund të jetë një nga pjesët e klipit  të saj për këngën e re që do të publikojë.

Leave a Reply