Dorëzimi i (pa) pritur i Albin Kurtit!

0
338

Albin Kurti i ardhur në pushtet me kauzen e kundërshtimit të “Zajednices”, e ka vendosur të mbetet në pushtet me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 në Bruksel për Asociacionin e komunave me shumicë serbe!

Nga JO e madhe, në po e vogël e Kurtit

Albini i zhgënjeu të gjithë! “6 kushtet e Kurtit” janë proces i pranimit të Asociacionit.

Kërkesa për ndryshim të emrit të Asociacionit, por jo edhe të përmbajtjes së marrëveshjes së 19 prillit 2013, e shpërfaqë dorëzimin e Kurtit në përballje me Serbinë!

E kuptoj presionin e madh ndërkombëtar dhe pamundësinë e parandalimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri, por nuk mund ta kuptoj ndryshimin epokal te Albin Kurti, përkatësisht transformimin e tij nga një ‘nacionalist i përbetuar’ në politikan të moderuar sipas orekseve serbe dhe mbështetësve të tyre ndërkombetar.

Ky reagim i imi nuk eshte si opozitar, por si qytetar i zakonshem i këtij vendi dhe si analist i paanshëm dhe pavarur politikë.

Personalisht kam pritur që kryeministri i vendit tim, të pakten kur është në pyetje “Zajednica” nuk do të bëjë lëshime, por do t’iu qëndroj besnik parimeve njerëzore dhe premtimeve politike me të cilat është ardhur në pushtet!

Mirëpo, për fatin e keq të vendit tonë, edhe Albini e ndjeku rrugën e pararendësve të tij politik, duke i qëndruar besnik pushtetit dhe jo shtetit, duke i qëndruar besnik egos personale e jo premtimeve të dhëna para qytetarëve të vendit!

Albini i zhgënjejë të gjithë, por edhe mua si analist politik, nga i cili, më parë e ka pritur dorëheqjen sesa dorëzimin, më parë e kam pritur ‘fundin e botës’ sesa pranimin e “Zajednicës”!

Ah, i embëli pushtet shumë burrat e mirë i lakove, i bërë horë dhe i dorëzove

Urojmë të jetë ky “mohikani” i fundit që nënshtrohet nga privilegjet e pushtetit.

Me Albin Kurtin, Kosova do të vazhdoje rrugetimin e saj politik dhe shtetëror me sovranitet të cunguar dhe integritet territorial të ngushtuar.

Gjashtë pikat nuk janë kushtet e kundërshtimit, por të dorëzimit politik të Albin Kurtit!

Dorëheqja e Albin Kurtit do të ishte akt burrërie dhe guximi, akt trimërie dhe qëndrese politike.

Albin i zhgënjeve të gjithë, por më së shumti ata që besuan në retorikën boshe dhe frazeologjitë tuaja mashtruese.

Albin tani pushtetin do ta mbash deri në fund të mandatit politik, por do ta mbash me turp e jo me krenari, për shkak se edhe ti ju bashkangjite vargut të gjatë të vasalëve politik të Serbisë.

Albin për mbajtjen e pushtetit e humbe dinjitetin njerëzor dhe besimin e qytetarëve!

Shkruan: Florim ZEQA

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here