Regjioni i Prizrenit renditet i fundit për nga numri i familjeve që marrin ndihmë sociale

0
130

Agjencia e Statistikave të Kosovës ndër tjerash vazhdimisht ka publikuar numrin e familjeve dhe numrin e anëtarëve të familjeve që janë përfitues nga skema e ndihmës sociale gjatë vitit 2022.

ASK ka publikuar numrin e këtyre familjeve dhe anëtarëve të tyre sipas regjioneve.

Në të dhënat që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se Regjioni i Prizrenit ku hynë edhe Komuna e Suharekës është renditur i fundit në listën e cila përmbanë numrin e familjeve përfituese nga skema e ndihmës sociale.

Regjioni i Prizrenit gjatë vitit 2022 ka regjistruar mbi 1.539 familje me mbi 5.717 anëtarë të cilat kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale, me këtë shifër Regjioni i Prizrenit renditet i fundi nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Në bazë të statistikave të ASK-së figuron se Regjioni i Mitrovicës renditet i pari për nga numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale, ku gjatë vitit paraprak ka regjistruar mbi 6.096 familje të kësaj kategorie, ndërsa pas këtij regjioni renditet Regjioni i Prishtinës me mbi 5.933 familje i pasuar nga Regjioni i Pejës me mbi 2.554 familje, Regjioni i Gjakovës me mbi 2.470 familje, Regjioni i Ferizajit me 2.232 familje dhe Regjioni i Gjilanit me 2.157 familje.

Ndërsa, duke analizuar të dhënat e ASK-së figuron se numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale në Regjionin e Prizrenit ka shënuar rënie duke krahasuar gjashtë muajt e fundit me ata të parët të vitit 2022.

Në tabelën e më poshtme janë paraqitur të dhëna për numrin e familjeve përfituese nga skema e ndihmës sociale në Regjionin e Prizrenit.

Rikujtojmë se në muajin dhjetor të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 450 familje me 1,975 anëtarë të cilat kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale.

Më poshtë është punuar një tabelë e cila përmban të dhëna zyrtare për numrin e familjeve dhe anëtarëve të tyre që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale.

Leave a Reply