Prej disa ditësh, emri i Brikena Selmanit është rikthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” është përfolur nga fansat për një shtatzëni të mundshme, ndonëse deri më tani nuk kishte asnjë informacion konkret që ta mbështeste një pretendim të tillë.
Thashethemi duket se është përhapur aq shumë mes komuniteteve të fansave, sa vetë Brikena ka vendosur të ndërhyjë. Në një prej grupeve të mbyllura ku komunikon me ndjekësit e saj, ajo ka mohuar kategorikisht lajmin.
“Unë nuk jam shtatzënë. Ju lutem mos vazhdoni me aludime të pavërteta përderisa nuk ka asnjë konfirmim nga ana ime”, ka shkruar ajo, duke shtuar më pas: “Unë jam në grup dhe ju lutem mos aludoni gjëra të pavërteta, po jua kërkoj përsëri!”.
Brikena u bë gjerësisht e njohur për publikun shqiptar përmes edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”. Para eksperiencës në reality show, modelja nga Kosova kishte përfaqësuar vendin në “Miss Grand International 2025”, ndërsa gjatë BBVA5 u kthye në një prej emrave më të komentuar të sezonit.
Ndryshe, prej disa javësh Brikena ndodhet në Itali, ku po kalon kohë me familjen. Së fundmi ajo ka publikuar edhe pamje nga Villa d’Este në Lake Como, duke e shoqëruar postimin me mbishkrimin “Family time”.
Pra, të paktën për momentin, përgjigjja e vetë Brikenës është e prerë: lajmet për një shtatzëni nuk janë të vërteta.















































