Binjakët Veshaj u japin fund konflikteve, ‘pajtohen’ me Lori Hoxhën

0
301

Aktori Donald Veshaj dhe vëllai i tij Romeo Veshaj janë pajtuar me producenten e “Big Brother VIP” Lori Hoxha. 

Nga një vëzhgim i Dosja.al, Donaldi, Romeo dhe Lori Hoxha kanë nisur të ndiqen sërish në “Instagram”, duke na bërë të mendojmë se tashmë të gjitha keqkuptimet janë zgjidhur midis tyre.

 

Përfundimi i “Big Brother VIP Albania” u duk sikur nuk ishte aq i paqshëm për të gjithë banorët e shtëpisë, ku Donald Veshaj së bashku me vëllain e tij Romeon, hoqi nga lista e ndjekësve dy producentet Sara dhe Lori Hoxha, si dhe moderatoren Arbana Osmanin. Pasi hoqën vajzat nga Instagrami, binjakët fshinë edhe videon e emisionit “Më lër të flas” që iu premtua nga Top Channel. Po tani që gjërat u rregulluan mes tyre, ç’do të ndodhë me programin? 

Leave a Reply