Bindet AAK-ja, i dërgon në PZAP 3 emra të rinj për kandidat për deputetë

0
348
Foto: Arkiva

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për deputetë të cilëve nuk i’u lejua kandidimi për shkak të problemeve me ligjin.Kështu merr vesh “Gazeta Blic” nga burime të saj brenda PZAP-së.“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa 3 emra të rinj për kandidat për deputetë” tha ky burim për Gazeta Blic.

Perveç AAK-së edhe Nisma Socialdemokrate dhe LVV-ja kanë dërguar ankesë në PZAP, pasi disa kandidatë të tyre për deputet nuk kanë arritur të certifikikohen.Nga Lëvizja Vetëvendosje procesin e certifikimit nuk e ka kaluar as krey i kësaj partie, Albin Kurti.Pas pak minutash pritet që PZAP-ja të dalë me njoftim zyrtar mbi ankesat e nëntë subjekteve politike në lidhje me moscertifikimin nga KQZ-ja.

Leave a Reply