Berisha: Ne jemi alternativa dhe oferta më serioze dhe profesionale e ofruar për qytetarët e Prizrenit

0
379

Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për asamblenë komunale.

Berisha ka thënë se janë alternativa dhe oferta më serioze dhe profesionale e ofruar për qytetarët e Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq,
Të respektuar qytetar të Prizrenit,
Ne jemi alternativa dhe oferta më serioze dhe profesionale e ofruar për qytetarët e Prizrenit në raport me të tjerët, sepse ne angazhohemi dhe garantojm liri, barazi, drejtësi dhe solidaritet për të gjithë qytetarët, të bazuar në parimet e demokracisë qytetare, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, pa dallime të orientimit politik, përkatësis gjinore, fetare, apo nacionale.
Ne jemi të bindur se konkurrimi politik përmes programeve dhe ideve, është ai që sjell përmisimin e ofertës për qytetarët dhe përmisimin e qeverisjes, e jo konfrontimi me subjekte tjera për gjëra të dorës së dytë.
Ne jemi të bindur se në konkurrimin politik të radhës, konkretishtë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021, do të marrim besimin e qytetarve të Prizrenit, ku do të na mundësohet matrializimi i ofertēs tonë gjatë 4 viteve të ardhēshëm.
Ne po vijmë, BASHKOHU EDHE TI

shpresëpërprizren

Zgjedhjet2021

Zafa

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Leave a Reply