Bayerni e “blindon” Kimmichin

0
344

Fc Bayern ka zgjatur kontratën me yllin e skuadrës Joshua Kimmich.

26 vjeçari do të jetë pjesë e gjigantëve gjerman deri në verën e vitit 2025, shkruan Indeksonline.

Reprezentuesi gjerman fillimisht iu bashkua kampionëve të Bundesligës nga RB Leipzig në vitin 2015.

Ai deri më tani ka bërë 264 paraqitje konkurruese për klubin, duke shënuar 30 gola.

Kimmich me fanellën e Bayernit  ka fituar gjashtë tituj të Bundesligës, tre Kupa DFB, Ligën e Kampionëve, pesë Superkupa DFL, Kupën e Botës për Klube dhe Super Kupën e UEFA. /IndeksOnline/

Leave a Reply