Zyrtare: Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpooli, transferohet te kjo skuadër

0
371

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, edhe zyrtarisht është larguar nga klubi i Liverpoolit.

Mediat britanike tashmë raportojnë se ‘The Reds’ janë pajtuar ta shesin Shaqirin te Lyoni për 9.5 milionë funte.

Sulmuesi nga Zhegra e Gjilanit shumë shpejtë pritet ti kryej testet mjekësore dhe të prezantohet te klubi francez.

Ai regjistroi 63 paraqitje me fanellën e Liverpoolit pas transferimit të tij nga Stoke City në verën e vitit 2018.

Shaqiri me ‘The Reds’ arriti ta fitonte Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës./Gazeta Sinjali Sporti/

Leave a Reply