Barcelona – Atletico Madrid, ndeshja mund të zhvillohet në prani të 25 mijë tifozëve

0
333

Barcelona dhe Atletico Madrid janë duke luftuar për titullin kampion në këtë edicion. 

Momentalisht Barcelona është në pozitën e tretë me 71 pikë aq sa ka edhe Real Madrid në pozitën e dytë, kurse Atletico Madrid 73 në vendin e parë, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, skaudra e Ronald Koeman ka një ndeshje më pak të cilën do ta zhvillojë sonte ndaj Granadas, atje ku me një fitore të mundshme do ta merrte pozitën e parë në tabelë.

Ndeshja e tyre direke zhvillohet me 8 maj dhe pritet që të jetë me tifozë. Barça është duke pritur miratimin e planit të mbrojtjes civile të La Ligas dhe Katalonjës në mënyrë që kthimi i publikut në stadium të bëhet realitet.

Për këtë ndeshje pritet që në shkallët e stadiumit të jenë 25 mijë tifozë nëse normalisht kjo kërkesë merr aprovimin e duhur.

Leave a Reply