Aziz Bytyqi, kandidat i AAK-së për Asamblenë Komunale në Suharekë

0
678

Aziz Bytyqi është në garë për Asamblenë Komunale të Suharekës në zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen më 17 tetor.

Bytyqi është nga radhët e AAK-së, ndërsa synon mandatin e dytë në asamblenë komunale.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë
Më lejoni t’ju informoj se me propozimin e kryesisë së nëndegës së AAK-së të fshatit Nishor, me mbështetjen e të gjitha strukturave të degës së AAK-së, me miratimin e Këshillit Drejtues dhe me përkrahjen e plotë të kryetarit të degës së AAK-së z. Bali Muharremaj, si dhe me çertifikimin e komisionit qendror të zgjedhjeve unë do të jem kandidat për Asamble Komunale në Therandë.
Duke qenë asambleist aktual mendoj se kam obligim moral, politik dhe mbi të gjitha njerëzor të përshkruaj në vija të trasha veprimtarinë time 4 vjeçare në Kuvendin komunal si i zgjedhur i qytetarëve.
Duhet të raportoj para zgjedhësve të mi dhe para të gjithë qytetarëve, në funksion të transparencës dhe llogaridhënies.
Në pikëpamje politike në 4 vite mandate kam udhëhequr grupin e asamblistëve të AAK-së në Kuvend, dhe i falënderoj të gjithë anëtarët e grupit për respektin reciprok.
Kam marrë pjesë në të gjitha seancat e rregullta të Kuvendit komunal në 4 vite mandat dhe kam marrë pjesë në të gjitha proceset e votimit të vendimeve në kuvend, vendime të cilat kanë qenë në të mirë të të gjithë qytetarëve të komunës tonë.
Si shef i grupit në diskutimet në kuvend gjithmonë kam reflektuar konstruktivitet dhe frymë bashkëpunuese me të gjithë anëtarët e kuvendit.
Kam respektuar të gjithë anëtarët e Kuvendit pa asnjë përjashtim, sepse gjithnjë kam pasur parasysh faktin se të gjithë jemi të zgjedhur të qytetarëve.
Asnjëherë dhe në asnjë rast nuk kam ndikuar në polarizime dhe personalizime të debateve, por gjithnjë kam diskutuar në baza parimore dhe konstruktive, sepse kam qenë dhe jam i bindur se vetëm duke qenë parimor e bashkëpunues me të gjithë i shërbejmë më mire interesit të të gjithë qytetarëve.
Në pikëpamje profesionale kam ushtruar këto funksione:
Kryesues i komisionit për ankesa për bursa 2018-2021.
Kryesues i komisionit për masa disiplinore në kuadër të drejtorisë së arsimit 2018-2021
Kryesues i komisionit për hartimin e rregullores për bursa në vitin 2018.
Kryesues i komisionit për hartimin e rregullores për arsim në vitin 2019.
Kryesues i komisionit për ndryshim-plotësimin e rregullores për bursa 2021.
Anëtarë I komisionit për identifikimin dhe verifikimin e pronave të komunës 2021.
Në pikëpamje njerëzore dhe human kam vazhduar të jem ai që kam qenë gjithmonë i thjeshtë dhe mbështetës për çdo kërkesë të çdo qytetari.
Si gjithmonë kam marrë pjesë në aktivitete humanitare sa here që është paraqitur nevoja edhe në këto 4 vite.
Gjatë mbylljes totale shkaku I Covid 19 gjatë muajve: mars, prill, maj dhe qershor 2020, në kuadër të veprimtarisë humanitare kam vizituar mbi 500 familje në shtëpitë e tyre në të gjitha vendbanimet e komunës tonë.
336 falënderime nga zemra për ju 336 qytetarë që më besuat duke më votuar në vitin 2017, duke më bërë nderin më të madh gjerë më tani në jetën time, do ju jam mirënjohës gjatë gjithë jetës time që më mundësuat të jem për 4 vite i zgjedhuri i popullit tim.
Unë jam thellësisht i bindur se asnjëherë dhe në asnjë rast nuk kam shpërdoruar apo keqpërdorur besimin tuaj.
Për këto 4 vite mandate nuk kam injoruar asnjëherë asnjë kërkesë të qytetarëve.
Kam adresuar me qindra kërkesa të qytetarëve në institucionet komunale, dhe i falënderoj të gjithë drejtorat e drejtorive komunale dhe kryetarin e komunës për bashkëpunimin korrekt që kemi pasur.
Të dashur qytetarë, unë nuk ndryshova as sjellje, as ideologji as pozicion, pra mbeta i njëjti ai që më keni njohur gjithmonë.
Asnjë anëtarë i familjes time nuk ka qenë në këto 4 vite as pjesë e asnjë interviste për punësim në institucione komunale, ndonëse kanë pasur të drejtë të plotë ligjore, por ka qenë vendim i imi për të krijuar hapësirë për të tjerët.
Unë asnjëherë dhe në asnjë rast nuk kam kërkuar asnjë pozicion, përkundrazi kam refuzuar, sepse kam menduar se në kuvend mund të jap kontributin tim.
Të dashur qytetarë demokracia është sistem i bukur, sepse ne politikëbërsit jemi me mandat dhe vjen koha kur duhet të kthehemi te sovrani tek ju qytetarë të nderuar për tu vlerësuar.
Të nderuar qytetarë është plotësisht në vullnetin tuaj të lirë se si do ta vlerësoni punën time 4 vjeçare, por një gjë është e sigurt që tani se unë nuk ndryshoj asnjëherë.
Unë kam vetëm një rrugë për të bërë gjithmonë në jetën time.
Për të qenë në shërbim me dashuri e përkushtim, me drejtësi e ndershmëri, me të gjitha kapacitet njerëzore dhe intelektuale që posedojë për popullin dhe atdheun tim.
Këtë profil njeriu përfaqësoj unë dhe nuk do të ndryshoj asnjëherë, sepse këtë veprimtari dua t’ua lë trashëgimi fëmijëve të mi, familjes sime, shokëve, miqve, nxënësve ish nxënësve, studentëve, shoqërisë dhe atdheut tim.
Unë në politikë nuk kam hyrë për interesa as personale dhe as familjare, por me kërkesën e shumë qytetarëve dhe për interesin e përgjithshëm.
Falënderoj subjektin tim politikë që ka vlerësuar punën time duke më renditur lart në listën zgjedhore.
Të dashur qytetarë, duke ju falënderuar nga zemra për çdo përkrahje eventuale unë kërkoj mbështetjen nga të gjithë ju.
Ne mund të komunikojmë ashtu siç kemi komunikuar gjithmonë ne mesengjer ose ne nr tim te telit: 049 885 335 dhe ne së bashku do të gjejmë kohë për tu takuar në ditët në vazhdim.
Unë barti nr: 3 në listën e AAK-së për Asamble Komunale në Therandë.
Faleminderit.
I juaji Aziz Bytyqi.

Leave a Reply