LVV: Nëse na rekomandon IKSHPK, jemi pro shkurtimit të kohëzgjatjes së fushatës zgjedhore

0
293

Egzon Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se brenda kësaj partie po diskutohet mundësia e shkurtimit të kohëzgjatjes së fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Ai në emisionin “Context” në ATV, bëri të ditur se LV si parti janë pro shkurtimit të kohëzgjatjes së fushatës zgjedhore, nëse një gjë e tillë rekomandohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ne sigurisht jemi pro shkurtimit së fushatës nëse një rekomandim i tillë vjen IKSHPK- ja dhe jemi mbase subjekti i vetëm në komunën e Prishtinës që deri më tani nuk kemi bërë asnjë aktivitet të fushatës ndërsa dy subjekte të tjera edhe PDK edhe LDK kanë filluar fushatën thuajse para dy muaj, ndërsa për neve vazhdon të jetë e rëndësishme pandemia”,– tha Azemi në “Context”.

Ai po ashtu u është kundërpërgjigjur partive opozitare për akuzat e bëra ndaj Qeverisë duke u rikujtuar se në zgjedhjet e kaluara u bë fushatë me grumbuj njerëzish, pa maska e pa distancë.

“Nuk është në rregull që politikisht duke thënë s’po bëjmë fushat e në anën tjetër vet PDK-ja po mban tubime me qindra njerëz pa maska e pa distancë, gjithashtu nga deputet e ish- ministra të këtyre dy subjekteve vazhdimisht janë përhapur propaganda edhe ndaj pandemisë dhe vaksinimit, p.sh vaksinave që dje ju doli afati nga opozita është thënë se ju ka dal afati në qershor”,- tha tutje Azemi. /ATVLIVE

Leave a Reply