Ata që duan të kthehen apo të dalin nga Prizreni, mund ta bëjnë sot deri në ora 17:00

0
527

Prizreni është futur në karantinë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë pas rezultimit të 16 rasteve me COVID-19.

Si rrjedhojë, Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se qytetarët e kësaj komune kanë afat deri në ora 17:00 që të kthehen në vendlindje.

“Të dashur qytetarë,

Mbrëmë vonë me njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për 16 raste të reja me COVID-19 në Prizren dhe me rekomandim të këshillit, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që Komuna e Prizrenit të shpallet zonë karantinë.

Po ashtu në vendim fshati Skorobisht është shpallur vatër e përhapjes së infeksionit.

Vendimi për karantinë të fshatit Korishë mbetet në fuqi.

Policia e Kosovës nga mbrëmë është në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe nuk do të lejohen lëvizjet pa autorizime brenda dhe jashtë komunës, sikurse edhe brenda dhe jashtë fshatit Skorobisht dhe Korishë.

Nëse ka qytetarë me vendbanim në Prizren dhe duan të kthehen në Prizren si dhe nëse ka që janë me vendbanim në një komunë tjetër dhe duan të dalin nga Prizreni, mund të bëjnë këtë sot deri në ora 17:00.

Policia e Kosovës dhe Inspektorati komunal do të implementojnë vendimet lidhur me masat dhe nuk do të lejohen lëvizjet në grupe dhe grumbullime.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju falënderoj për mirëkuptimin!
Mbetshi me shëndet!”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply