Asamoah kërkohet në MLS, por ganezi preferon Europën!

0
336

Edhe pse për momentin është pa skuadër,që kur prishi konsensualisht kontratën me Interin,  Kwadwo Asamoah vazhdon të tërheqë vëmendjen e disa klubeve.

Sipas mediave italiane, për mbrojtësin ka patur një interesim nga skuadra kanadeze e Montreal Impact, që luan në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.

Drejtuesit e klubit nga përtej oqeanit kanë nisur bisedimet me menaxherët e 31-vjeçarit, për ta bindur futbollistin të transferohet në MLS, por dëshira e vetë lojtarit është të vazhdojë të qëndrojë në kontinetin plak edhe për disa vjet dhe më pas të largohet drejt një kampionati tjetër./SS

Leave a Reply