Llorente “peng” i Napolit, në janar vendos të ardhmen!

0
389

Në verën e kaluar u përfol shumë për një kalim të Fernando Llorentes te Interi por edhe për një rikthim te Athletic Bilbao në Spanjë, megjithatë për momentin sulmuesi spanjoll ka mbetur i bllokuar te Napoli dhe pret merkaton e janarit për t’u larguar.

Ai nuk bën më pjesë në planet e Gattussos por 35-vjeçari nuk nxitohet përsa i përket të ardhmes të cilën do të kërkojë ta zgjedhë me qetësi.

Me shumë gjasa Llorente do të vazhdojë aventurën italiane pasi kërkohet me ngulm nga Genoa dhe Benevento dhe pritet të zgjedhë një prej këtyre dy destinacioneve./SS

Leave a Reply