Analizat Triple Test për gratë shtatzëna, një nga shërbimet më të rëndësishme që po ofron KPSH në Prizren

0
396

Me rastin e fillimit të ofrimit të shërbimit të analizave për gratë shtatzëna i njohur me emrin triple test, të premtën drejtuesit më të lartë të komunës së Prizrenit i kanë bërë vizitë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Kryetari Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga nënkryetari i komunës, Visar Shehu dhe drejtuesit e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Prizren, kanë vizituar laboratorin e QKMF-së ku janë duke u realizuar edhe analizat e triple testit për gratë shtatzëna. Kryetari Haskuka tha se ky është edhe një shërbim i rëndësishëm pa pagesë dhe i vetmi i këtij lloji në nivel vendi për parandalimin e sëmundjeve tek gratë shtatzëna.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Narqize Arënliu- Hoxha, tha se këto analiza preventive në mbrojtje nga sëmundjet të grave shtatëzëna kryhen brenda ditës, dhe ky shërbim do të jetë tashmë në vazhdimësi, njoftoi ajo.

Për detajet dhe rëndësinë e këtij shërbimi , ka folur drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj. Kryetari Haskuka dhe drejtuesit e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Prizren, në fund thanë se edhe në të ardhmen do të ketë shërbime të reja dhe të duhura për qytetarët./TvPz

Leave a Reply