Bytyqi konfirmon se do të jetë pjesë e Kosovës

0
370

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu e kanë pritur sot futbollistin Zymer Bytyqi, anëtar i skuadrës turke Konyaspor, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

“Gjatë këtij takimi Zymer Bytyqi ka konfirmuar vendimin e tij për ta përfaqësuar Kosovën. Ai e ka falënderuar presidentin Ademi për interesimin e vazhdueshëm dhe është shprehur entuziast për projektin e Dardanëve. Ai ka thënë që qysh moti e ka bërë këtë zgjedhje, ngase zemra gjithmonë i ka rrahur për fanellën dardane dhe tashmë pret me padurim ta japë kontributin e tij për Kosovën. Ndërkaq, krerët e FFK-së e përgëzuan futbollistin për vendosmërinë e tij për ta përfaqësuar vendin e origjinës dhe për të kontribuuar në ngritjen e mëtejme të futbollit të Kosovës. Ata i dëshiruan Bytyqit mirëseardhje në familjen dardane, duke i uruar suksese në vazhdimësi”.

Leave a Reply