Aderime të reja në PDK-në e Prizrenit

0
353

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë, sonte ka bërë shpërndarjen e librezave të anëtarësisë në këtë subjekt politik për dhjetëra të rinj nga fshati Randobravë.

Kryetari Totaj, falënderoi të rinjtë e këtij lokaliteti që në numër kaq të madh po i bashkohen PDK-së dhe e fuqizojnë atë për zgjedhjet e 14 shkurtit , dhe tha se kjo gjë dëshmon për thyerje të mitit se veç Lëvizja Vetëvendosje është atraktive për pjesën më vitale të shoqërisë sonë, theksoi ai.

I riu, Akif Hajredini, tha se arsyeja e aderimit në PDK është se ky subjekt politik iu ofron hapësirë të rinjve për të prosperuar ata dhe për t’i kontribuuar zhvillimit të shoqërisë dhe shtetit.

Aderuesve të rinj, librezat e anëtarësisë ua shpërndanë përveç kryetarit, Shaqir Totaj, edhe kandidatët për deputetë, Kastriot Krasniqi, Gresa Baraliu, Luljeta Veselaj- Gutaj, Kujtim Gashi, Nezir Çoçaj, Alban Bislimaj dhe Kadri Kryeziu./TvPz

Leave a Reply